Parlamenti Britanik miraton amendamentin e planit B për BREXIT

schedule14:30 - 26 Mars, 2019

schedule 14:30 - 26 Mars, 2019

Do të jetë një tjetër javë e rëndësishme për Britaninë e Madhe ku të mërkurën deputetët do të votojnë për propozimet alternative ndaj marrëveshjes së arritur nga Kryeministrja Mej me Brukselin.

Me një vendim të paprecedentë deputetët britanikë votuan mbrëmjen e së hënës pro një amendamenti për Brexit. Ky amendament i jep përparësi votimit, këtë të mërkurë, propozimeve alternative të planit B, në krahasim me përpjekjen e tretë për ratifikimin e marrëveshjes së kryeministres Mej.

Në praktikë është një amendament i cili vë në mbrojtje të parlamentit Tereza Mej meqenëse kryeministrja nuk u tregua e gatshme për diskutime, por kërkonte votimin e tretë të propozimit të saj, që deri tani është rrëzuar dy herë.

Një amendament që njëkohësisht shkakton dhe një sërë dorëheqjesh në radhët e ekzekutivit britanik. Me 329 vota pro dhe 302 kundër, pjesa më e madhe e deputetëve duken të bindur se Mej do të çojë vendin drejt një daljeje nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje. Vende si Italia, kanë miratuar tashmë një dekret që i përgatit për një rast të tillë: largimin e Londrës pa një marrëveshje me Brukselin./abcnews.al