Parisi paralajmëron se po kalon koha për arritje të marrëveshjes bërthamore

schedule11:39 - 7 Janar, 2022

schedule 11:39 - 7 Janar, 2022

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, është shprehur optimist për ringjallje të marrëveshjes bërthamore me Iranin, mirëpo ka paralajmëruar se “koha po kalon” për negociatorët ndërkombëtarë.

“Vazhdoj të besoj se mund të arrijmë një marrëveshje. Disa copëza përparimi janë arritur në ditët e fundit”, ka thënë Le Drian për televizionin BFM.

“Ne jemi nisur në drejtim pozitiv në ditët e fundit, mirëpo koha është bazike, sepse nëse nuk arrihet shpejt një marrëveshje, nuk do të kemi për çfarë të negociojmë”.

Shtetet e Bashkuara, të cilat janë larguar më 2018 nga marrëveshja dhe kanë rikthyer sanksionet ndaj udhëheqësisë iraniane, kanë thënë këtë javë se në rundin e negociatave që kanë nisur më 3 janar, është arritur “përparim modest”.

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, është shprehur optimist për ringjallje të marrëveshjes bërthamore me Iranin, mirëpo ka paralajmëruar se “koha po kalon” për negociatorët ndërkombëtarë.

“Vazhdoj të besoj se mund të arrijmë një marrëveshje. Disa copëza përparimi janë arritur në ditët e fundit”, ka thënë Le Drian për televizionin BFM.

“Ne jemi nisur në drejtim pozitiv në ditët e fundit, mirëpo koha është bazike, sepse nëse nuk arrihet shpejt një marrëveshje, nuk do të kemi për çfarë të negociojmë”.

Shtetet e Bashkuara, të cilat janë larguar më 2018 nga marrëveshja dhe kanë rikthyer sanksionet ndaj udhëheqësisë iraniane, kanë thënë këtë javë se në rundin e negociatave që kanë nisur më 3 janar, është arritur “përparim modest”./REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!