Parisi nën frikën e sulmeve terroriste, shtohen masat e sigurisë për Pashkët

schedule16:43 - 28 Mars, 2024

schedule 16:43 - 28 Mars, 2024

Autoritetet në Paris kanë shtuar masat pasi i frikësohen sulmeve terroriste. Forca të shumta policia janë vendosur në ambientet e jashtme të Pashkëve.

Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin ka kërkuar vendosjen e forcave të zbatimit të ligjit përpara të gjitha kishave katolike dhe tempujve protestantë për festën e Pashkëve.

Rastet e kërcënimeve terroriste janë rritur dhe tensionet janë shtuar, sidomos me luftën në Gaza dhe sulmin ndaj Moskës, dhe kjo “kërkon ruajtjen e një niveli shumë të lartë vigjilence” për Pashkët, ditëve të festave, thekson ministria.

 /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!