Ish futbollisti Ledio Pano thotë se Xabi Alonso ende nuk ka krijuar ekip te Real Madrid, teksa spanjollët u mundën 4-0 nga Parisi në gjysmëfinale të Botërorit për klube.
Në emisionin “Botërori i vogël” në ABC News, Pano u shpreh se Real Madrid nuk ka mbrojtje dhe mesfusha është gjysmake.
“Për mua, dobët Reali. Më vjen mirë që dolën fjalët e mia, Alonso akoma nuk ka krijuar ekip. Reali është ekip në ndërtim, pa mbrojtje dhe me një mesfushë gjysmake. Nuk tregoi ndonjë gjë Parisi. Mendes, nga krahu i majtë, bllokoi Vinicius në krahun e djathtë. Ai është grup shuimë i mirë i Parisit, që shfrytëzon gabimet e kundërshtarit. Parisi, një kundra një, në sulm dhe në mesfushë është fantastik. Vitinha është lojtar kyç, por mos e bëni sikur është Xavi apo Iniesta. Është një motorrxhi i vogël”, theksoi ai./abcnews.al

