Nuk kishte supriza dhe aq më tepër revansh. Paris SG konfirmon forcën edhe përballë Lionel Messi, duke nxjerrë jashtë Botërorit për Klube, “Pleshtin” dhe Inter Miami.
Gjithçka e lehtë për kampionët e Europës që në “Mercedez Stadium” të Atlantës fitoi 4-0 për të shpërblyer pritshmëritë me kualifikimin në çerekfinalet e turneut. Skuadra e drejtuar nga Luis Enrike vrau garën që në pjesën e parë.
Këtë herë, rolin e protagonistit për parizienët e mori Zhoao Neves. Mesfushori portugez hapi serinë e golave pas vetëm gjashtë minutash lojë.
Po vetë, në të 39-ën dyfishoi shifrat për sigurinë e skuadrës së tij dhe tronditjen e rivalëve. Amerikanët do të dorëzoheshin pa kushte përpara pushimit. Aviles ndeshkoi Inter Milami me një autogol në limitet e pjesës së parë.
Për “pokerin” e Paris SG mendoi Hakimi, që në shtesë vulosi rezulutatin. Në fraksionin e dytë, kampionët e Champions ulën ritmin, ndërsa Lionel Messi tregoi se diferenca me shiokët e skuadrës është shumë e madhe.
Talenti i argjentinasit nuk I mjaftoi formacionit nga Florida as për golin e nderit përpara eliminimit nga Botërori i Klubeve.
Ndërkohë, me këtë fitore, Paris SG ruan pozitat e tij si favorite kryesor për të fituar trofeun në këtë turne, megjithë misioni bëhet më I vështirë, duke nisur nga çerekfinalet. / abcnews.al