Futbolli luhet deri në fund.
Kjo është një nga aksiomat kryesore të lojës, ndërsa tjetra është se fiton ai që gabon më pak.
Të dyja formulat e shenjta të këtij sporti u vërtetuan në “Parkun e Princave”, me fitoren 5-2 të Paris SG ndaj Çelsit.
Në një mesjavë të tmerrshme Championsi për skuadrat angleze, kampionët e Europës ndëshkuan Blutë e Londrës me një rezultat që as nuk mendohej.
Shifrat ishin 2-2 deri në 75’ dhe ishullorët kishin luajtur mirë, por e keqja apo edhe e mira u materializuan në vetëm çerek ore, kur PSG shënoi tri herë.
Barkola kaloi vendasit në epërsi, Gusto barazoi, pastaj Dembele I dha francezëve avantazhin 2-1 para se Fernandez të barazonte sërish në 57’.
Vitinja në 74’ dhe dy herë Kvarackelia në fund vulosën shifrat 5-2.
Kampionët e Europës u hakmorrën për humbjen e rëndë 0-3 pësuar nga Çelsi në finalen e Kupës së Botës për Klubet në korrik, dhe kjo ndodhi në momentin dhe në vendin e duhur.
Çerekfinalet e Championsit duken shumë pranë.
“Zgjim I bukur, – është titulli I të përditshmes së shquar “L’Ekip”, – falë pesë golave madhështorë në një finale drithëruese, parizienët kanë marrë avantazh serioz për kualifikimin në çerekfinale!”
Gazeta që krijoi Turin e Francës dhe pikërisht Ligën e Kampionëve, u lehtësua sepse forma e parizienëve këto kohë kishte qenë tepër e keqe.


