Paris Saint Germain e nis me fitore sezonin e ri në kampionatin francez. Parisienët binden edhe pa Nejmar në fushë i cili është pranë largimit.
Kampionet në fuqi Francezët e Paris Saint Germain e nisën me fitore edicionin e ri.
Paris Saint Germain shkëlqeu edhe pa Neymar në fushë pasi trajneri Tuhel nuk e grumbulloi në sfidën ndaj Nim. Paris Saint Germain fitoi me rezultatin 3-0.
Edinson Kavani hapi serinë e golave për Paris Saint Germain pasi u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11 metërshit. Pak minuta më pas uruguajani shpërdoroi një mundësi të artë për të shënuar golin e dytë.
Pjesa e parë mbyllet me avantazhin minimal të Paris Saint Germain ndërkohë që në fraksonin e dytë nuk ka surpriza.
Vendasit realizojnë golin e dytë në minutën e 56.
Bernat asiston për Mbappe i cili tregohet i saktë me të majtën duke lënë firmën e tij në kete takim. Ne te 69 minut, Mbappe bëhet sërish protagonist por kësaj radhe në rolin e asistuesit.
I sapofuturi në lojë Di Maria vulosi shifrat 3-0 të cilat mbetën të pandryshuara deri në fundin e takimit. Paris Saint Germain nuk njeh rivale në kampionat dhe synimi kryesor mbetet triumfi në Ligën e Kampionëve./ABC News Albania 24/7