Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Paris, dëbora e dendur anulon 100 fluturime

schedule09:38 - 7 Janar, 2026

schedule 09:38 - 7 Janar, 2026

Rreth 100 fluturime u anuluan sot në mëngjes në aeroportet pariziane ”Roissy Charles-de-Gaulle” dhe ”Orly” për shkak të borës së dendur, tha ministri francez i Transportit, Philippe Tabarot për kanalin televiziv privat ”CNews”.

Këto anulime fluturimesh ishin parashikuar një ditë më parë.

Ministri gjithashtu bëri thirrje për “vigjilencë” në të gjithë “të gjithë vendin”.



Bora dhe akulli prekën Francën veriore dhe perëndimore sot në mëngjes, një fenomen me “madhësi të rrallë në klimën aktuale”, sipas ”Meteo-France”, i cili pritet të çojë në kufizime të konsiderueshme në rrugë dhe udhëtime ajrore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!