Paredes merr në dorë frenat e Juves, askush si argjentinasi në vitet e fundit

schedule16:20 - 7 Shtator, 2022

schedule 16:20 - 7 Shtator, 2022

Leandro Paredes është shndërruar menjëherë në një lojtar kryesorë te Juventusi, pasi edhe dëmtimi i Poul Pogba i ka hapur rrugë argjentinasit në mesfushën e bardhezinjve.

Në debutimin me “Zonjën e Vjetër” që fati e vendosi përballë ish-skuadrës së tij, PSG në ndeshjen e parë të fazës së grupeve, argjentinasi u tregua një “bishë e vërtetë” në mesin e fushës.

Sipas statistikave të “Opta”-s, argjentinasi ka prekur 102 topa mbrëmjen e djeshme, si asnjë lojtar tjetër bardhezi të paktën që nga viti 2003, kur “Opta” ka nisur që të regjistrojë statistika. Shkurt, Pol Pogba mund të riaftësohet me qetësi, ndonëse nga Paredes pritet edhe më shumë sesa kaq.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!