Paredes-Juventus jo e mbyllur, klubi anglez tenton “mrekullinë” në limite

schedule17:58 - 30 Gusht, 2022

schedule 17:58 - 30 Gusht, 2022

Edhe pse trajneri i PSG, Christophe Galtier, tha se Leandro Paredes ka një marrëveshje me Juventusin, asgjë nuk është e mbyllur.

Në garë për argjentinasin është futur edhe një klub tjetër dhe bëhet fjalë për Arsenalin që kryeson në Premier League pas 4 javëve të para.

Juventusi ndërkohë po negocion me PSG-në dhe do tentojë ta fitojë garën me anglezët. Francezët po tentojnë ta huazojnë me detyrim blerje për 15 milionë euro, plus 5 bonuse. / abcnews.al