Edhe pse trajneri i PSG, Christophe Galtier, tha se Leandro Paredes ka një marrëveshje me Juventusin, asgjë nuk është e mbyllur.
Në garë për argjentinasin është futur edhe një klub tjetër dhe bëhet fjalë për Arsenalin që kryeson në Premier League pas 4 javëve të para.
Juventusi ndërkohë po negocion me PSG-në dhe do tentojë ta fitojë garën me anglezët. Francezët po tentojnë ta huazojnë me detyrim blerje për 15 milionë euro, plus 5 bonuse. / abcnews.al