Fabio Paratici ka zbuluar një detaj rreth së kaluarës. Juventusi ishte shumë pranë arritjes së një akordi me Sinisa Mihajlovic dhe serbi mund të ishte sot trajneri i bardhezinjve.
Drejtori sportiv rrëfen këtë “sekret” në prononcimin për Tuttosport, aty ku tregon edhe pse u vendos të zgjidhej Maurizio Sarri si pasardhës i Max Allegrit.
“Mihajlovic ishte afër, shumë afër stolit të Juventusit, edhe pse nuk do e tregoj saktësisht se kur. Sarri? Vendosëm të zgjidhnim Maurizion, sepse në vitet e fundit na kishte surprizuar me punën e bërë të Napoli. E provuam në lëkurën tona sesa i aftë ishte si trajner“, tregon Fabio Paratici. /abcnews.al