Paratici: E njoh Conte, kemi punuar te Juventusi, ai do t’i sjellë suksese skuadrës

schedule17:16 - 2 Nëntor, 2021

schedule 17:16 - 2 Nëntor, 2021

Tottenham ka zyrtarizuar Antonio Conten pas largimit të Nuno Espirito Santo.

Klubi bëri njoftimin sot, duke shtuar se Conte do të drejtojë “Gjelat” deri në qershor të vitit 2023.

Pas marrjes së detyrës, Conte u shpreh tejet i entuziazmuar me projektin e ri, ndërsa përsëri do të punojë me Fabio Paraticin, me të cilin kishte punuar tre vite te gjiganti italian, Juventus.

Drejtori sportiv i Tottenhamit, Paratici, ka thënë se Conte me kualitetet e tij mund t’i sjellë suksese skuadrës nga Liga Premier.

“Historia e Contes flet vet, me një eksperiencë të madhe dhe trofe të fituar në Itali dhe në Angli”.

“I njoh shumë mirë kualitetet të cilat Antonio mund t’i sjellë te ne, kam punuar me të te Juventusi, dhe mezi pres që të punojë me të këtu”, ka thënë Paratici.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!