“Paratë e bëra më kontrabandë janë shtysë për ekonominë?” Beqiraj: Amnistia bëhet për të mbushur arkën e shtetit

schedule20:21 - 5 Mars, 2020

schedule 20:21 - 5 Mars, 2020

E Ftuar në “Mbrëmje në abc” me Mirela Milorin,  ish -zvministrja e Financave Irena Beqiraj ka folur për amnistinë e propozuar nga qeveria. Beqiraj tha se kryeministri Rama nuk ka dhënë detaje për amnistinë dhe se kanë qenë të përgjithshëm në sqarimet e tyre. Sipas saj duhet të sqarohet se kush është objekti i kësaj amnistie.

“Ne duhet të kuptojmë se çfarë amnistie kemi. Nga 2011 deri tani janë bërë disa amnisti dhe kjo është e pesta. Mund të them se momenti në cilin bëhet amnistia është i pafavorshmëm”, tha Beqiraj.

Më tej zv. ministrja e Financave tha se nëse duan të bëjmë një amnisti ata duhet të dinë se për çfarë duan ta bëjnë atë amnisti.

A është morale që paratë e bëra më kontrabandë të jenë shtysë për ekonominë? Gjithë kjo nevojë që kemi për para e justifikon këtë amnisiti?

Beqiraj: Të gjitha këto para mund të binin teorikisht zhvillim ekonomik. Ekonomia shqiptare sot nuk ka thjesht mungesë parash, sot në bankat tona ka gjithë ato para që flenë. Problemi është si do të rrisim etjen e ekonomisë shqiptare për para. Kjo amnisti ka në bazë mbushjen  e arkës së shtetit. Arka e shtetit sot ka nevojë më shumë se kurrë për para, jemi edhe në procesin e rindërtimit. Amnistia deri diku do të ndihmojë arkën e shteti, por në afatgjatë duke qenë e pesta në pak vite, besoj se do të ndikojë per keq.

Më tej Beqiraj theksoi se nëse në parti nuk ka demokraci nuk mund të ketë demokraci as në shoqëri.

Beqiraj: Ne jemi një demokraci e zakonshme, një demokraci partiake. Ne kemi nevojë për ti lënë vendin njeri-tjetrit të konkurojë me ide. Nuk duhet të pranojmë të udhëhiqemi nga një individ më shumë se 8 vite. Unë i jam bashkuar partisë me vullnetin tim të lirë. Marrëdhëniet e mia me Ramën si shef kanë qenë korrekte. Ndërsa për disa reforma dhe i ka zbatuar ato, kam pasur rezervat e mia. Mendoj që politika nuk mund të jetë vokacion, ka nevojë për njerëz që janë gati të japin.

Gjithashtu ajo theksoi se kryeminisri Rama lexon gjithçka, por përgjigjet shumë rradhë.

Beqiraj: Është shumë e rëndësishme ti lëmë të ndryshojnë mentalitetin. Mund të flas për Partinë Socialiste për sa kohë jam anëtare dhe votuese e saj. Më vjen keq që PS është kthyer në një “republikë tifozësh”.

Sa i përket fjalës së kryeministrit Rama të mbajtur në Kongresin e PS ku edhe u shpreh se “e dua një mandat të tretë me 800 mijë vota”, ajo tha se Partia Socialiste duhet të ketë një projekt që të transmetojë ide. Sipas saj Kryeministri Rama duhet të prezantonte projektin që mund ta çonte drejt mandatit të tretë.

Beqiraj: PS duhet të jetë një parti debati dhe idesh. Në gjendjen që është sot nuk ka më çfarë të bëjë. Mandati i dytë e tregojë qartë se nuk kishte mundësi të bënte asgjë me fitoren. Ekonomia flet vetë, po ikin shumë e më shumë shqiptarë.

Sot ne jemi në stabilitetin e konkurencës, nuk ka asnjë alternative, por kemi vetë luftë politike.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!