“Paratë e BE-së që po vidhen”, Rama i përgjigjet akuzave: Po monitorohen rreptësisht nga vetë unioni

schedule13:29 - 9 Maj, 2020

schedule 13:29 - 9 Maj, 2020

Gjatë Konferencë e përbashkët për shtyp me ambasadorin e Bashkimit Europian Luigi Soreca, Kryeministri Rama i është përgjigjur edhe akuzave se paratë e BE-së po vidheshin nga qeveria .

Rama tha se paratë tani kanë filluar të disbursohen dhe janë të monitoruara rreptësishtë nga BE.

LEXO edhe: Rama: Drafti për lejimin e kanabisit shumë shpejt do të jetë gati

“Puna me sistemin shëndetësor vijon. Falë edhe mbështetjes së BE. Dua t’ju them atyre që ankohen se paratë e dhëna nga BE janë vjedhur, se paratë sapo kanë nisur të risbursohen, dhe janë të monitoruara rreptësisht nga BE.

LEXO edhe: Rama zbulon emrin e kryenegociatorit me BE-në: Gati të ulem me Metën dhe Bashën

S’janë para që vinë me valixhe por janë fonde që strukturohen me projekte të qarta, ndiqen dhe monitorohen nga BE. Ndërkohë po përgatitemi, e dua të falenderoj ambasadorin duke na qendruar pranë se është eksperiencë e re, kjo e negociimit para anëtarësimin.

Qeveria mban peshën kryesore por këtu duhen të gjithë aktorët, presidenti, kryetari i opozitës dhe të gjithë aktorët e tjerë. Një tryezë e përbashkët ku shprehim vullnetin,  që secili të bëjë detyrat e tij”, tha Kryeministri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!