Parashikoi ditë të “zeza” për njerëzimin, po familja a i besonte? Rrëfehet mbesa e Baba Vangës

schedule16:51 - 1 Gusht, 2022

schedule 16:51 - 1 Gusht, 2022

Baba Vanga ishte një fallxhore e verbër e diskutueshme por mjaft e nderuar nga bullgarët, “fuqitë” e saj thuhet se e kishin tërhequr edhe liderin sovjetik Leonid Brezhnev që të shkonte ta vizitonte atë.

Pasardhësit e gruas e cila vdiq në vitin 1996 – thonë se ata kanë trashëguar aftësinë e saj të supozuar të parashikimit të së ardhmes, edhe pse ata thonë se janë skeptik në lidhje me këto aftësi.

Baba Vanga në vitin 1942 ishte martuar me ushtarin bullgar Dimitar Gushterov dhe çifti kishte lëvizur në qytetin Petrich të Bullgarisë.

Dhe pikërisht atje ajo arriti që dalëngadalë të bëhet e famshme “për dhuntitë e saj për parashikim e së ardhmes”.

Dimitar kishte vdekur në vitin 1962 për shkak të problemeve me alkoolin.

Muzikantja Danijela Vranic, e cila është “mbesa” e Baba Vanga-s tha: “Babai im ishte ai i cili refuzonte çdo gjë që e thoshte gjyshja dhe nuk besonte në asnjë nga ato, edhe pse ajo vetëm hamendësonte. Ne sigurisht nuk flasim për të si një profete”.

Babai i Danijela-s ishte nipi i Baba Vangas, ndërsa ajo shton: “Patjetër që kam një intuitë të fortë, është aq e fortë sa që edhe miqtë e mi habiten se sa e theksuar është. Do të thotë aq shumë për punën time pasi që gjithmonë e dini se nëse diçka do të shkojë mirë apo jo”.

Pavarësisht “intuitës” së saj të fortë, Danijela thotë se ajo asnjëherë nuk dëshironte që të fliste aq seriozisht për të.

Ndërkohë Lyubka, motra e Babas kishte tri fëmijë, Krasimira, Anna dhe Dimita, ndërsa vet Vanga kishte një vajzë të adoptuar e cila quhet Veneta.

Veneta thekson se Baba Vanga ishte një nënë e rreptë, por shumë e kujdesshme dhe e dashur.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!