Sipas MeteoAlb: Vijon ndikimi i vlerave të larta barike duke diktuar në bregdet dhe zonat e ulta kthjellime dhe vranësira të lehta, por vranësira më të shpeshta shfaqen në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.
Ky stabilitet i kushteve atmosferike do të na shoqërojë edhe gjatë orëve të natës, kur vranësirat shtrihen pothuajse në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes por rënie sjell mesdita duke variuar nga -3°C deri në 14°C, maksimumi në zonat Perëndimore.
Era do të fryjë e lehtë, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi permanent Jugor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë./abcnews.al