Parashikimi i guximshëm: Liverpool jashtë Champions, renditja finale në Angli

schedule08:51 - 19 Shkurt, 2021

schedule 08:51 - 19 Shkurt, 2021

Manchester City nuk do e diskutojë titullin kampion në Premier League dhe Sky Sports ka guxuar të bëjë një parashikim, bazuar mbi numrin e golave të shënuar, golave të pësuar dhe pikëve mesatare të marra për ndeshje.

Nga llogaritë e bëra Manchester City e mbyll i pari me 89 pikë, 16 më shumë se Manchester United. Në vendin e tretë, me pikë sa “Djajtë e kuq”, parashikohet të dalë Leicester, ndërsa Chelsea bëhet skuadra e katërt që siguron një vend në Champions League.

Skuadra e Thomas Tuchel lë pas vetes skuadrën e West Ham United vetëm prej golaverazhit. “Çekiçët” po paraqiten mjaft mirë këtë periudhë dhe normalisht pretendojnë Europa League. Parashikimi për Liverpool është që të renditet në vendin e gjashtë, mbi Aston Villa dhe Everton, me 63 pikë.

Në këto shifra, “The Reds” do të numëronin 36 pikë më shumë se sezonin e shkuar kur dolën kampionë. Më keq se skuadra e Klopp pas titullit kanë bërë vetëm Chelsea (2015/16) dhe Leicester (2016/17). Dhjetëshen e parë e mbyllin Tottenham dhe Arsenal. /abcnews.al

 

Renditja e parashikuar nga Sky Sports