Georginio Wijnaldum beson se është e mundur për Liverpool-in që të barazojë rekordin e Arsenal-it, që e mbylli sezonin pa asnjë humbje në Premier League. ‘Topçinjtë’ e Arsene Wenger në sezonin 2003-04 arritën të mos pësojnë asnjë humbje në 38 ndeshje.
Liverpool e ka nisur shkëlqyeshëm këtë sezon me 8 fitore në po kaq ndeshje dhe Wijnaldum beson se mund ta përsërisin historinë. “Është e mundur”- deklaron ai për ‘The Mirror’.
“Ne mundohemi të japim maksimumin në çdo ndeshje. Kemi shumë punë për të bërë, sezoni është i gjatë por, duhet dhe pak fat. Çdo ndeshje në Premier League është e vështirë, duhet të respektojmë kundërshtarin dhe të japim 100% tonë”.- deklaron holandezi. Liverpool do të udhëtojë nesër në ‘Old Trafford’ ku do të luajë me Manchester United dhe shpreson të vazhdojë serinë e fitoreve. /abcnews.al