Qytetarët evropianë ka të ngjarë të përballen ndër vite me dimra të acartë, paralajmëron CEO i gjigandit energjetik Shell, Ben Van Baurden, siç raporton gazeta britanike “The Guardian”.
Parashikimet ogurzezë nga kreu i kompanisë më të madhe të naftës dhe gazit në Evropë se kriza aktuale ka të ngjarë të zgjasë përtej dimrit të ardhshëm pasojnë shkurtimet e mëtejshme të furnizimeve me gaz rus.
Në një konferencë për shtyp Ben Van Beurden tha se situata e vështirë për sa i përket energjisë mund të vazhdojë për disa vite.
Shkurtimet në furnizimet me gaz natyror rus që nga pushtimi i Ukrainës kanë zhytyr vendet evropiane në një krizë shkatërruese energjetike, duke rritur çmimeve e shitjes me shumice dhe duke i lënë konsumatorët të të përballen me fatura të mëdha dhe normat më të larta të inflacionit që nga viti 1980.
Rusia, furnizuesi kryesor i gazit natyror për pjesën më të madhe të BE-së para luftës në Ukrainë, ka shkurtuar eksportet në shenjë hakmarrjeje për sanksionet perëndimore të vendosura pas pushtimit të Vladimir Putin gjashtë muaj më parë.
Ndërsa jo të gjitha vendet e BE-së varen drejtpërdrejt nga furnizimet ruse, konkurrenca për burime ka rritur çmimet e shitjes me shumicë në Evropë me 12 herë në krahasim me një vit më parë.
Britania, për shembull, merr pak gaz direkt nga Rusia, megjithëse është e ekspozuar ndaj rritjes së çmimeve të shitjes me shumicë.
Liz Truss, e cila ka të ngjarë të jetë kryeministrja e ardhshme e Albionit të Vjetër, deri më tani ka refuzuar të specifikojë se çfarë ndihme do t’u jepte familjeve pasi kufiri i çmimit në faturat e tyre të energjisë është rritur me 80% në 3,549 £ në vit që nga tetori.
Nga ana e saj, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se së shpejti do të bëhet publike një paketë masash emergjente.
Duke folur nga Sllovenia, von der Leyen theksoi se do të bëhen “ndërhyrje urgjente” krahas reformave afatgjata të tregut të energjisë.
Në të njëjtën kohë, kryeministrja franceze Elizabeth Bourne paralajmëroi kompanitë se energjia mund të ndërpritet ndjeshëm këtë dimër, ndërsa ministri i energjisë i Belgjikës tha se pesë deri në 10 vitet e ardhshme mund të jenë të vështira./abcnews.al/