Giorgio Chiellini kaloi një sezon të mbushur më dëmtime në atë të shkuarin, por në fund arriti të rikuperohet dhe të vijë në kushtet e duhura për të qenë me Italinë në Kampionatin Europian.
Ai mungoi në dy ndeshje, por u kthye me Belgjikën, ndaj së cilës dhuroi një paraqitje ekselente, duke qenë padyshim lideri i skuadrës së Mancinit.
Duke parë kapitenin në Europian, Juventusi tashmë i ka idetë e qarta. Fabrizio Romano raporton se klubi ka gjetur akordin me mbrojtësin për zgjatjen e kontratës.
Giorgio Chiellini will sign a new contract with Juventus in the next days/weeks. He’s expected to stay until June 2022 and be part of the project for one more season – he’s been great again yesterday vs Belgium. ??? #Juventus #Chiellini
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 3, 2021
Marrëveshja e re e Chiellinit do të përfundojë në verën e vitit 2022 dhe do vazhdojë të jetë një nga liderët e Juventusit në difensivë, megjithëse konkurrenca do jetë e ashpër me të rinjtë De Ligt e Demiral. /abcnews.al