Paraqitjet e “legjionarëve”, Daku gol vendimtar në Rusi, shënojnë edhe Shpendi e Civeja nga Kombëtarja U-21

schedule09:16 - 12 Dhjetor, 2023

schedule 09:16 - 12 Dhjetor, 2023

Legjionarët kuqezi kanë dhuruar të tjera paraqitje pozitive edhe përgjatë kësaj fundjave. Futbollistët shqiptarë që aktivizohen në klubet europiane kanë marrë minutat e tyre, duke realizuar edhe gola.

Mirlind Daku ishte vendimtar me golin e tij ndaj Baltika. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi për skuadrën e Rubin Kazan në minutën e 7-të dhe në fund sfida përfundoi 0-1, me golin e Dakut që i dhuroi fitoren skuadrës së tij.

Golat këtë fundjavë erdhën edhe nga Kombëtarja U-21, aty ku Cristian Shpendi dhe Tim Civeja realizuan me skuadrat e tyre. Sulmuesi shqiptar Cristian Shpendi shënoi golin e dytë për Cesenan në transfertën e Recanatese, në minutën e 7-të. Ndërsa Tim Civeja realizoi në fitoren 4-0 të skuadrës së tij Saarbrucken ndaj Freiburg II. Mesfushori kuqezi shënoi golin e katërt të sfidës në minutën e 92-të.

Në Itali, Berat Gjimshiti la pas dëmtimin e pësuar në takimin ndaj Torinos dhe u aktivizua nga minuta e parë ndai Milanit. Kapiteni kuqezi zhvilloi një paraqitje shumë të mirë në fitoren e Atalantës ndaj Milanit 3-2 duke u vlerësuar si në prej lojtarëve më të mirë në fushë.

Në Angli, Armando Broja u aktivizua si titullar me Chelsean duke luajtur për 66 minuta në ndeshjen ndaj Everton. Tituallarë me skuadrat e tyre u aktivizuan edhe Elhan Kastrati, Frederic Veseli, Mario Mitaj, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Ernest Muçi, Myrto Uzuni dhe Taulant Seferi, ndërkohë dhanë kontributin e tyre si zëvendësues edhe Elseid Hysaj, Kristjan Asllani, Keidi Bare dhe Arbnor Muja. Një pjesë e lojtarëve kuqezi i kanë të programuara ndeshjet për të hënën. /FSHF

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!