Simon Kjaer është kapiteni i ardhshëm i Milanit. Kjo është ajo që raporton La Gazzetta dello Sport, që shton se palët janë drejt rinovimit të kontratës, që skadon në fund të sezonit të ardhshëm.
Danezi shkëlqeu gjithë sezonin e shkuar me Milanin dhe në Euro 2020 me Danimarkën, ku tregoi edhe cilësitë e një lideri të madh në fushën e lojës dhe jashtë saj.
Të gjitha këto kanë bindur klubin kuqezi të besojë te Kjaer, duke i ofruar rinovimin deri në vitin 2023 dhe i ofruar edhe shiritin e kapitenit. /abcnews.al