Paraqitje e legjionarëve në Europë, vetëm Prenga dhe Mehmeti gjejnë rrugën e rrjetës

schedule13:26 - 29 Gusht, 2022

schedule 13:26 - 29 Gusht, 2022

Botërori “Katar 2022” që do të ngrejë siparin e tij në muajin nëntor të këtij viti, ka bërë që kampionatet vendase të nisin më herët këtë sezon për t’u ndërprerë më pas për rreth një muaj  kur do të luhet edhe faza finale e këtij kompeticioni.

Për rrjedhojë, edhe legjionarët e Kombëtares që luajnë në këto kampionate kanë nisur aktivizimin e tyre me klubet përkatëse.

Gjatë kësaj fundjave, një pjesë e mirë e tyre kanë pasur minuta me ekipet, ndërsa kanë arritur edhe të shënojnë.

Një nga golat e shënuar ka ardhur nga ‘koka’ e një mbrojtësi, Herdi Prenga, i cili aktivizohet me ekipin e Budapest Honved në Hungari. Futbollisti shqiptar shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij ndaj kampionëve të Ferencvarosh, ndërsa së bashku me të në formacion ishte edhe mbrojtësi tjetër i Shqipërisë, Albi Doka.

Rrugën e rrjetës ka arritur ta gjejë edhe Anis Mehmeti, mesfushori shqiptar i cili aktivizohet me ekipin Ëycombe në kampionatin anglez. Ai realizoi golin e vetëm të sfidës për skuadrën e tij.

Minuta të plota kanë pasur disa lojtarë të tjerë kuqezinj, të cilët kanë bërë edhe paraqitje të mira me skuadrat, si mbrojtësi Ardian Ismajli me Empolin, Ivan Balliu me Rayo Vallecano, Enea Mihaj me Famalicao, Ylber Ramadani me Abeerden. Sipas uebsajtit të specializuar për statistika, SofaScore, futbollistët shqiptarë janë vlerësuar me nota pozitive për paraqitjet e tyre.

Gjithashtu, edhe pse nuk luajtën për 90 minuta, paraqitje të mira patën edhe Kristjan Asllani, mesfushori i cili këtë sezon kaloi tek ekipi i Interit, Marash Kumbulla i Romës në sfidën ndaj Juventusit, Rey Manaj në Premier League, Ermir Lenjani, Qazim Laci, Bekim Balaj etj. /fshf.org

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!