Paraqitje dinjitoze në Astana, Ballkani “rrëmben” një pikë në transfertën kazake

schedule18:25 - 9 Nëntor, 2023

schedule 18:25 - 9 Nëntor, 2023

Premtuan një rezultat pozitiv në transfertën e Astana dhe ashtu ndodhi. Pavarësisht se nuk arritën të siguronin 3 pikët e plotë, Ballkani i Ilir Dajës arriti të sigurojë barazimin 0 me 0, në transfertën e Astana, me “Dardanët” që sigurojnë kështu 1 pikë tejet të vlefshme për kualifikimin në raundin e mëtejshëm të kompeticionit.

Rastet ishin të shumta nga të dyja skuadrat, ku aksioni më drithërues ishte ai i minutës së 82’-të, me “fantazistin” e sulmit Nazmi Gripshi, që pasi driblon bukur mbrojtësit kundërshtar lëshon një goditje potente drejt portës, goditje e cila për fatin e keq përplaset në shtyllën e portës së Astana, duke mos mundur dot të ndryshojë rezultatin.

Përsa i përket renditjes, në grupin C të Conference League, Astana vijon të mbetet në vendine e 2-të të renditjes, me 4 pikë, po aq sa Ballkani i vendit të 3-të, por me këta të fundit që kanë humbur përballjen direkte me kazakët, për të mos mundur dot t’i “parakalojnë”. /i.m /abcnews.al