“Parandjenja” e Devis Xherahut dhe të papriturat me Eranda Libohovën

schedule12:11 - 21 Korrik, 2025

schedule 12:11 - 21 Korrik, 2025

“Parandjenja”, bën bashkë dy këngëtarët më të dashur për publikun, Devis Xherahun dhe Eranda Libohovën.

Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” në ABC News, Devis Xherahu ka rrëfyer detaje nga ky projekt dhe bashkëpunimin me Libohovën. Ai u shpreh se kënga është krijuar në vitin 2008 dhe tashmë sollën edhe videoklipin e këngës.

“Parandjenjë”, me tekst ikonik të Pandi Laçit, dhe muzika e Pano Nikou, rivjen për publikun dhe të gjithë fansat.

“E riorkestruam dhe e risollëm. Eranda më pati thënë që e kishte menduar shumë herë që kësaj këngë i mungonte videoklipi. Edhe përgjigja ime ishte, “erdhi ora”. I vetmi projekt të cilit i jam rikthyer është ky. Pasi kjo më kishte ngelur peng vetëm për lancimin e klipit. E kisha peng sepse nuk e shijova suksesin e këngës, e shijoi vetëm Eranda”, tha mes të tjerash ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!