Policia franceze ka parandaluar një sulm me bombë jashtë një banke amerikane në Paris, mëngjesin e së shtunës (28 mars 2026).
Incidenti ndodhi rreth orës 3:30 të mëngjesit përpara ndërteses së Bankës së Amerikës në lagjen e tetë të qytetit, jo shumë larg Champs-Élysées, raporton The Guardian.
Për ngjarjen është arrestuar një burrë, i cili kishte vendosur pajisjen shpërthyese të montuar në kushte shtëpie.
Zyra e prokurorit kundër terrorizmit në Francë ka marrë menjëherë përsipër hetimin dhe konfirmoi se i dyshuari ishte në paraburgim.
Hetimi po shqyrton “tentativën e dëmtimit nga zjarri ose mjete të tjera të rrezikshme” dhe një “komplot kriminal terrorist”.


