Tre persona janë arrestuar në Durrës dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Në lagjen nr. 18, disa shtetas po konfliktoheshin me njëri – tjetrin dhe është qëlluar me armë zjarri. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe arrestimin autorëve..
Vihen në pranga 3 shtetas për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe Moskallëzimi i krimit”.
Në vijim të veprimeve hetimore, janë vënë në pranga shtetasit:
Gentian Zeneli 48 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Spiro Shore, 38 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Veprime qe pengojnë zbulimin e se vërtetës” dhe Moskallëzimi i krimit”.
Jolanda Zeqiri, 26 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Shpallen në kërkim shtetasit Hamdi Llana dhe Klajdi Senko të cilët janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin Gentian Zeneli, të cilin e kanë dëmtuar me sende të forta dhe gjatë konfliktit kanë qëlluar me armë zjarri në ajër për ta kanosur atë.