Një 21-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia. Dyshohet se i riu, Adrea Korriku do të kryente një ngjarje kriminale. Sipas policisë po qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri.
Autoritetet sqarojnë se pasi kanë marrë informacion se një shtetas ishte konfliktuar me një tjetër person, (konflikt ky i padeklaruar në polici,) po qarkullonte me armë zjarri, kanë ndërhyrë për bllokimin e automjetit dhe kapjen e personit.
21-vjeçari, sapo ka parë Policinë, ka braktisur mjetin në distancë dhe është larguar me shpejtësi.
“Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pushkë me municion luftarak, si dhe një sasi fishekësh pistolete, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin tip “Benz” që drejtonte 21-vjeçari. Në vijim të veprimeve procedurale, u bë shpallja në kërkim e shtetasit, 21 vjeç, banues në Kurbin dhe vijon puna intensive për kapjen e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, thuhet në njoftimin e policisë.
/abcnews.al/