Parandalimi i kancerit të gjirit

schedule19:38 - 17 Tetor, 2017

schedule 19:38 - 17 Tetor, 2017

 

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ishte në Komisionin e Shëndetësisë ku bëri të ditur masat e marra nga qeveria në kuadër të muajit për parandalimin e kancerit të gjirit.

Seanca erdhi në kuadër të tetorit, muaji i depistimit, ose parandalimit dhe luftës kundër kancerit të gjirit. Komisioni i Shëndetësisë ftoi ministren Ogerta Manastirliu për masat e marra nga qeveria.

Krahasimi i vazhdueshëm me vitin 2013 shqetësoi anëtarin demokrat Tritan Shehu, i cili kërkoi informacion mbi % e nevojave që mbulon buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe sa % e qytetarëve e marrin këtë shërbimin.

Petrit Vasili i kujtoi ministres Manastirliu se investimet në shëndetësi nuk nisën në 2013-n.

Të tjera shifra i kërkoi doktor Halim Kosova.

Në ndihmë ministres i erdhi Alban Ylli, por jo pyetjes së deputetit demokrat.

Shqipëria sheh 550 raste të reja çdo vit të kancerit në gji, sëmundje shkaktare e 16% të vdekjeve në vend.

https://youtu.be/MvHcKKFXdw4

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!