Paramount pushon nga puna 15% të punonjësve amerikanë

schedule09:47 - 9 Gusht, 2024

schedule 09:47 - 9 Gusht, 2024

Grupi i prodhimit të filmit dhe medias Paramount Global njoftoi të enjten, se do të shkurtojë 15% të stafit të tij në SHBA, përpara një bashkimi me kompaninë e prodhimit Skydance Media.

Kjo nënkupton pushimin nga puna të rreth 2000 punonjësve, sipas vlerësimeve të mediave amerikane.

Paramount Global dhe Skydance Media njoftuan bashkimin e tyre në fillim të korrikut, i cili përfshin gjigantin e filmave Paramount Pictures dhe rrjetet televizive si CBS, kishte kërkuar prej kohësh një partner.

Kjo do të thotë se Paramount Global po blehet nga Skydance dhe aksionerët e kësaj të fundit do të marrin kontrollin e njësisë së re.

Është një hap i madh për Skydance, i cili është relativisht i panjohur për publikun e gjerë, megjithëse ka prodhuar filma në seritë Mission: Impossible dhe Top Gun: Maverick. Ajo u themelua në vitin 2010 nga David Ellison, djali i bashkëthemeluesit të Oracle, Larry Ellison.

Platforma kishte më shumë se 71 milionë abonentë në fund të marsit, por grupi ka pësuar humbje prej afro 3.5 miliardë dollarësh për shkak të saj gjatë dy viteve të fundit.

/abcnews.al