Paralajmëruan bojkot, transporti publik nis punën me gjysmë kapaciteti: Hapi i radhës

schedule12:32 - 1 Mars, 2022

schedule 12:32 - 1 Mars, 2022

Pavarësisht paralajmërimeve, data 1 Mars i ka gjetur në punë punonjësit e Tranportit Publik të cilët pak ditë më parë paralajmëruan ndërprerje të aktivitetit në rast se nuk do të plotësoheshin katër kërkesat e tyre,

Ditën e sotme në një deklaratë për mediat ata u shprehën se do të vazhdojnë të punojnë me gjysmë kapaciteti deri në përmbushjen e kushteve  ndërsa aktualisht janë në pritje të përgjigjes nga institucionet përkatëse.

“Rimbursimi që është premtuar ka qenë për 6 muajt ë parë të vitit 2022. Kemi pasur takime në disa qytete të tjera dhe është e njëjta situatë. Bashkite nuk kanë reaguar fare. Vonesat, dyndjet në transportin publik vijnë për shkak të Infrastrukturës. Ne duhet të kemi një infrastrukturë të duhur. Bashkia bën autorizime për abonetë e studentit. Kompensimi është premtuar që do të jetë diku te 27 lekë. Abone ka për të gjithë studentët. Numri i aboneve të hedhur në treg është më i lartë se vetë kërkesa.

Do vazhdohet të punohet me gjysmë e kapaciteteve deri në përmbushjen e kushteve për rimbursimet dhe uljen e çmimeve të karburantit. Karburanti zë pjesën më të madhe të shpenzimeve. Për momentin po presim përgjigjen nga institucionet përkatëse”, u shprehën ata.

Por në rast se kërkesat nuk plotësohen ata thonë se do të shkojnë drejt falimentimit dhe nuk do të ketë transport publik në asnjë qytet.

“Transporti aktualisht nuk po funksionon si duhet në asnjë qytet. Aktualisht që pas pandemisë transporti publik nuk po vazhdon si duhet. Jemi në bisedime dhe në pritje të përmbushjes së kërkesave tona. Është vendosur që do shpërndahet një buxhet por aktualisht nuk është shpërndarë.

Ne kemi kërkuar rimbursim për çdo biletë të shitur. Shpresojmë të kemi një reagim sa më të shpejtë sepse zgjatja në kohë do na çojë drejt kapitullimit ekonomik. Nuk do funksionojë transporti publik në asnjë qytet”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!