Paralajmëron Von der Leyen: Përdorimi i TikTok mund të ndalohet në BE

schedule12:05 - 1 Maj, 2024

schedule 12:05 - 1 Maj, 2024

Ndalimi i TikTok në Bashkimin Evropian mbetet ende një mundësi e hapur. Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, gjatë një diskutimi të zhvilluar në Maastricht, ka nënvizuar se Komisioni ishte institucioni i parë në mbarë botën që kishte ndaluar TikTok në telefonat e korporatave te bllokut. Kjo për shkak të rrezikut që ku aplikacion ka shfaqur herë pas herë. Pasi janë raportuar shumë raste ku të rinjtë kanë ndërmarrë akte ekstreme, disa prej të cilëve kanë humbur edhe jetën.

“Ne e dimë saktësisht rrezikun e TikTok-ut”, ka thënë von der Leyen.

TikTok po përballet me një hetim të veçantë, për dështimet që ka treguar në mbrojtjen e të miturive.

Sipas Ligjit të Shërbimeve Dixhitale (DSA), Komisioni mund të urdhërojë pezullimin e përkohshëm në çdo rast.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!