“Çdo njësi ushtarake franceze e dërguar në Ukrainë do të ishte një objektiv përparësor.” Kështu është shprehur shefi i inteligjencës së jashtme të Rusisë.
“Një kontingjent francez do të bëhet një objektiv prioritar dhe legjitim për sulmet nga forcat e armatosura ruse,” deklaroi Sergei Naryshkin, sipas agjencisë së lajmeve TASS, shkruan Sky News.
“Kjo do të thotë se do ta priste fati i të gjithë francezëve që kanë ardhur ndonjëherë në territorin e botës ruse me shpatë”, shtoi ai.
Muajin e kaluar Emmanuel Macron, presidenti francez, nuk përjashtoi idenë e trupave evropiane në Ukrainë, megjithëse paralajmëroi se asnjë konsensus nuk është rënë dakord midis aleatëve.
“Asgjë nuk duhet të përjashtohet. Ne do të bëjmë gjithçka që duhet në mënyrë që Rusia të mos fitojë”, theksoi presidenti Macron.
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, tha të martën se dërgimi i trupave tokësore në Ukrainë do të shkaktonte një përshkallëzim “për t’u shmangur me çdo kusht”./abcnews.al