Paralajmëron mbikëqyrësi i barazisë: Pasaportat e Covid do të krijojnë një shoqëri me dy nivele

schedule10:14 - 15 Prill, 2021

schedule 10:14 - 15 Prill, 2021

Futja e certifikatave të Covid për të ndihmuar rihapjen e shoqërisë rrezikon diskriminim ndaj disa grupeve, paralajmëroi mbikëqyrësi i barazisë në Mbretërinë e Bashkuar.

Komisioni i Barazisë dhe të Drejtave të Njeriut thotë se, certifikatat që provojnë se kush është vaksinuar mund të ndihmojnë në lehtësimin e kufizimeve në parim, informon abcnews.al.

Por ato mund të krijojnë një shoqëri me dy nivele, përmes së cilës vetëm grupe të caktuara janë në gjendje të gëzojnë plotësisht të drejtat e tyre.

Komisioni i pavarur thotë se të ashtuquajturat pasaporta Covid,  mund të diskriminojnë grupet e margjinalizuara ku marrja e vaksinës është më e ulët.

Kërkimi i certifikatave për udhëtime, shkuarja në punë, shijimi i aktiviteteve shoqërore ose hyrja në shërbimet thelbësore mund të rrezikojë përjashtimin e mëtejshëm të njerëzve nga disa grupe të pakicave etnike, emigrantëve dhe njerëzve nga grupe më të ulëta socio-ekonomike, tha mbikëqyrësi./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!