Coronavirusi po vazhdon të pëhapet në mbarë globin dhe tashmë është kthyer në një pandemic botërore. Pasojat që do të ketë virusi do të jenë të mëdha, sidomos në ekonomi. Këtu nuk do të shpëtojnë as klubet e futbollit, të cilët do të pësojnë humbje të mëdha në financat e tyre.
Për këtë situatë ka folur dhe CEO i Interit, Beppe Marotta, i cili thekson se dhe tregu i lojtarëve do të pësoje një rënie të madhe. “Ende nuk dimë asgjë, por mendoj se ulja e kartonëve të futbollistëve do të sjellë më shumë transferime të lojtarëve”, sqaron italiani.
“Do të shikojmë ndryshime të mëdha në çmim, pasi problemi është global. Besoj se do të jetë më mirë të shfrytëzojmë lojtarët që kemi në akademitë tona”, mbyll Marotta për “Tuttosport”. /abcnews.al