Paralajmëron Lavrov: Marrëveshja për eksportin e grurit në Detin e Zi rrezikon kolapsin

schedule14:37 - 29 Maj, 2023

schedule 14:37 - 29 Maj, 2023

“Nëse gjithçka mbetet ashtu siç është, atëherë do të jetë e nevojshme të themi se marrëveshja nuk është më funksionale,” tha në një deklaratë ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov gjatë një vizite në Nairobi.

Marrëveshja e arritur korrikun e kaluar parashikon që Kombet e Bashkuara do të ndihmojnë Rusinë të kapërcejë çdo lloj pengesë ndaj eksporteve të saj të drithit dhe plehrave për tre vjet.

Lavrov tha se marrëveshja nuk po përmbushet. Marrëveshja OKB-Rusi u arrit së bashku me një marrëveshje që lejon eksportin e sigurt të ushqimit dhe plehrave në Detin e Zi nga Ukraina pas pushtimit rus të vendit në shkurt 2022.

Këtë muaj Moska pranoi  të zgjaste marrëveshjen e Detit të Zi për dy muaj të tjerë, deri më 17 korrik, por tha se duhet bërë më shumë përparim për të përmbushur interesat e saj.

Lavrov tha se më pak se 3% e grurit sipas marrëveshjes është eksportuar në vendet më të varfra të botës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!