Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Paralajmëron Irani: Në shënjestër industritë e lidhura me SHBA në Gjirin Persik

schedule13:48 - 2 Prill, 2026

schedule 13:48 - 2 Prill, 2026

Garda Revolucionare e Iranit paralajmëron se ka në shënjestër fabrika çeliku e alumini të lidhura me SHBA, në shtetet e Gjirit.

Këto kërcënime vijnë pas sulmeve në industritë iranianë. “Përgjigja e Teheranit do të jetë më e dhimbshme”, thuhet në reagim.

Zhvillimet vijnë në një moment tensioni të shtuar në rajon, ku Irani dhe Izraeli kanë shkëmbyer sulme gjatë ditës.



Në deklaratën e saj, Garda Revolucionare u shpreh se kompanitë amerikane të teknologjisë së informacionit dhe inteligjencës artificiale janë “element kyç” në identifikimin dhe gjurmimin e objektivave, duke paralajmëruar se institucionet e përfshira në këto aktivitete do të konsiderohen si objektiva legjitimë.

Situata mbetet e paqëndrueshme, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po ndjek nga afër përshkallëzimin e mundshëm të konfliktit në rajon.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!