Paralajmëron Florian Marku: Në 20 shkurt nuk e lë ndeshjen në duart e gjyqtarëve!

schedule15:43 - 18 Janar, 2021

schedule 15:43 - 18 Janar, 2021

Florian Markut ende i ka mbetur mendja tek përballja e 12 dhjetorit kundër Jamie Stewart, e cila u mbyll në barazim 76-76 sipas gjyqtarëve të takimit. Boksieri shqiptar shkëlqeu në ring, duke e dominuar duelin nga fillimi në fund, por nuk arriti dot të fitonte.

Pas ndeshjes ai me të drejtë ishte i tërbuar dhe padyshim që ia linte fajin gjyqtarëve për rezultatin jo të drejtë. Ai shkoi deri aty sa i akuzoi ato se vendosën që ndeshja të mbyllej në barazim vetëm e vetëm sepse ai është shqiptar.

Ne 20 shkurt nuk do e le ndeshjen ne duart e gjyqtareve

Posted by Florian Marku on Saturday, 16 January 2021

Megjiathë, Marku ka vazhduar stërvitjen për ndeshjes e radhës, e cila do të zhvillohet në datën 20 shkurt dhe përballë tij këtë herë do të jetë Rylan Charlton. Një tjetër boksier britanik për Florianin, por këtë herë ai duket më i vendosur se kurrë për fitoren.

Shqiptari ka postuar në “Facebook” një poster të ndeshjes, ku nuk harron dhe të “thumbojë” sërish për takimin e dhjetorit. “Në 20 shkurt nuk do e lë ndeshjen në duart e gjyqtarëve”, shkruan Marku krahas posterit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!