Paralajmëron Britania: Putin bëri llogari të gabuara, përgatituni për bombardim të pamëshirshëm

schedule09:17 - 28 Shkurt, 2022

schedule 09:17 - 28 Shkurt, 2022

Britania parashikon një luftë me të ashpër ruse në Ukrainë. Forcat ruse janë nën presion në Ukrainë dhe do të bëhen më të dhunshme. Ky është paralajmërimi i sekretarit të mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar.

Ukrainasit po bëjnë një luftë shumë të fortë”, tha Ben Wallace për BBC Breakfast.

Ai thotë se presidenti rus Vladimir Putin ka bërë një “llogari të gabuara” pasi ka pritur që populli ukrainas të mos luftonte në këtë mënyrë. Kjo do të thotë se rusët duhet të ndryshojnë planin e tyre.

“Por manuali rus është që të bëhen më të dhunshëm dhe të angazhohen më shumë forca, sepse në thelb në doktrinën ruse jetët e ushtarëve të tyre kanë shumë më pak rëndësi sesa në forcat e tjera të armatosura”, thotë ai.

“Ne duhet të përgatitemi për atë që mund të vijë më pas, që mund të jetë bombardimi i pamëshirshëm pa dallim i qyteteve dhe shtytja përpara e ushtarëve që do të sjellë nivele të mëdha të viktimave. Kjo do të jetë e tmerrshme.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!