Paralajmërojnë ekspertët: Ja për sa ditë mund të ‘jetojë’ koronavirusi në celularët tuaj

schedule19:04 - 3 Mars, 2020

schedule 19:04 - 3 Mars, 2020

Përdoruesit e celularëve po paralajmërohen që të t’i pastrojnë me kujdes ekranët nëse nuk duan që të marrin koronavirusin.

Ekspertët sygjerojnë që ta pastroni ekranin e smartfonit me letra alkooli të paktën dy herë në ditë në mënyrë që të shmangni COVID-19.

Kërkuesit kanë deklaruar se virusi mund të mbijetojë në sipërfaqet e sheshta për të paktën një javë nëse nuk merren masa.

Profesori William Keevil, nga Universiteti i Southampton u shpreh:

“Ju mund të vazhdoni t’i lani duart, por nëse prekni ekranin e papastër të celularit dhe më pas prekni fytyrën, ekziston një rrezik që ta merrni virusin.”

Një tjetër akademik, profesori Peter Hall nga Universiteti i Waterloo-së deklaroi se celularët janë si ‘magnet’ për bakteret. Hall i paralajmëroi njerëzit që t’i pastrojnë celularët një herë në drekë dhe një herë tjetër në darkë.

Thuhet se një person mund ta prekë celularin mesatarisht 2,600 herë në ditë dhe mund ta përdorë rreth 76 herë.

Apple sygjeron që ta pastroni celularin me një leckë mikrofibër e ujë e sapun, por gjithsesi, ekspertët e shëndetit thonë se letrat me alkool janë zgjidhja e duhur. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!