Paralajmërojnë dermatologët: Shmangni këtë gabim kur aplikoni kremin kundër diellit, mund të shkaktojë kancer

schedule15:45 - 16 Qershor, 2022

schedule 15:45 - 16 Qershor, 2022

Sezoni veror tashmë ka filluar dhe duhet t’i kujtoni vetes përsëri se sa e rëndësishme është të mbroni lëkurën tuaj nga dielli. Dermatologët paralajmërojnë se është e nevojshme të aplikoni krem ​​kundër diellit çdo ditë dhe jo vetëm kur jeni me pushime.

Megjithatë, edhe ata që vendosin të ndjekin këshillat dhe të aplikojnë kremin çdo ditë, harrojnë të aplikojnë produkt në një pjesë të trupit – qepallat. “Disa nga kanceret më të këqija të lëkurës që kam parë ishin në qepallat,”tha Dr. Karan Lal, një dermatolog nga New Jersey.

Operacionet e kancerit në këtë pjesë të trupit janë shumë të komplikuara sepse mund të mbeten plagë të mëdha, të cilat çojnë në tharje kronike të syve. Kam parë njerëz që nuk kanë lëkurë në qepalla për shkak të kancerit.”, thekson ai.

Dermatologia Hadley King thotë se shumë njerëz shmangin aplikimin e kremrave mbrojtës rreth syve sepse lëkura atje është shumë e ndjeshme ose mund të mendojnë se kremi do t’u futet në sy. Por ju patjetër dëshironi të mbroni lëkurën e qepallave tuaja.

“Është e rëndësishme të aplikoni krem ​​kundër diellit në të gjitha pjesët e lëkurës që janë të ekspozuara ndaj rrezatimit UV, dhe që përfshin qepallat. Ne shpesh shohim kancere të lëkurës pikërisht në zonën e syve, dhe në disa raste ato janë më të vështira për t’u trajtuar dhe më agresive”, paralajmëron King.

Dermatologët thekson se lëkura e qepallave është shumë e hollë, dhe për këtë arsye më e ndjeshme ndaj dëmtimeve nga dielli, prandaj është edhe më e rëndësishme të mos e anashkaloni këtë pjesë të trupit gjatë aplikimit të kremit. /abcnews.al