Paralajmëroi vrasjen e Alibeajt në protestë, Berisha: Spartak Braho të thirret në prokurori

schedule22:46 - 10 Janar, 2022

schedule 22:46 - 10 Janar, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme për mundësinë e një bashkëpunimi me presidentin Ilir Meta. Berisha tha se do të bëjë gjithçka për të frontin opozitar.

“Kjo do përcaktohet nga qëndrimet që kjo lëvizje do mbaje ndaj qeverisë. Unë do bëj gjithçka për frontin opozitar më të gjerë të mundshëm për çmontimin e narkoshtetit. Nëse do përputhen programet duhet t’ia lëmë kohës. Janë zgjedhjet nga njëra anë, por është dhe beteja deri në zgjedhje. Ai mendoi se do i japë duart Berishës, por Berisha do i japë duart atij”, tha Berisha.

Berisha foli në “Now” edhe për deklaratën e Spartak Brahos një ditë para protestës, i cili paralajmëroi se më 8 Janar do të vritet një deputet i PD duke iu referuar Enkelejd Alibeajt.

E morët vesh çfarë po ndodh me seancën e Metës. Para 5 ditësh, një ish-xhelat i diktaturës deklaron se me datë 8 një deputet i PD-së do të vritet. Zylyf Braho. Cili ishte deputeti? Ishte anëtarja e gjykatës kushtetuese, bashkëjetuesja e Alibeajt. Menjëherë bodiguardët për të shpëtuar. Ja dërguan apostafat për ta marrë në mbrojtje. I duhet vota e saj. Nuk jam në brendi, por kjo është kristal kapje në një shantazh të turpshëm.

Një njeri që njofton se do të vritet një deputet, ai njeri duhet të thirret që të nesërmen në Prokurori. Duhet të tregoi ose është bashkëpunëtor në krim. duhet të ndiqet penalisht nëse nuk jep prova dhe fakte. Dihet Edi Rama e ka atë njeri intim. Nuk ndodh kund kjo. Kjo vetë personalisht nuk mbrapa këtij kurthi të turpshëm. Ky kurth stiset nga Rama. Kjo është shumë e hapur. Sa mora vesh që do vritej Enkelejd Alibeaj më shkoi mendja te zonja Alibeaj, që kam respekt për të”, deklaroi Berisha.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!