Paralajmëroi protestë më 2 mars, Spiropali: S’ka më asnjë kontroll mbi Ilir Metën! Zoti e ndihmoftë

schedule15:33 - 19 Shkurt, 2020

schedule 15:33 - 19 Shkurt, 2020

Ministrja e Shtetit për Marrëdheniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar pas paralajmërimit të Presidentit për një dekret që ai tha se do jetë “shpartallim i plotë i grushtit të shtetit” dhe lajmëroi protestë më 2 mars.

Spiropali shprehet se ideja për grushtin e shtetit “ka nisur në kokën e Ilirit qysh kur nisi Reforma në Drejtësi dhe do të vazhdojë sa herë që në konsensus me SHBA/BE ne miratojmë ligje që atij i duken grushta”.

Reagimi i plotë i Elisa Spiropalit:

1/Pyetja sot s’është pse Presidentit i ka dalë gjuha jashtë kontrollit dhe s’ka më asnjë kontroll mbi Ilir Metën. Kjo dihet. Pyetja është pse Ilir Meta priti Konferencën e Donatorëve për ta ribërë leckë Presidentin! Keqardhja për Presidentin ka sosur. Ajo për I.Metën s’ka të sosur!

2/Zoti e ndihmoftë Ilir Metën se Presidentin s’e ndihmon dot më as Luli!

Populli jo e jo. Sa për grushtin e shtetit, ai ka nisur në kokën e Ilirit qysh kur nisi Reforma në Drejtësi dhe do të vazhdojë sa herë që në konsensus me SHBA/BE ne miratojmë ligje që atij i duken grushta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!