Paralajmërimi për Mourinhon, Villas-Boas: Do vuash me presidentin

schedule20:53 - 22 Nëntor, 2019

schedule 20:53 - 22 Nëntor, 2019

Andre Villas-Boas u cilësua nga të gjithë si pasardhësi i Jose Mourinhos, por 42-vjeçari nuk arriti kurrë të ngjitej në nivelin e “Special One”. 42-vjeçari portugez, i cili drejton aktualisht francezët e Marseille, ka folur në lidhje me rikthimin e patriotit të tij në pankinë.

Vlerësimi për Mourinhon nuk mungon, por diçka e shqetëson Villas-Boas. Ai drejtoi Tottenham gjatë sezonit 2012-2013 dhe e di mirë se në çfarë klubi ka shkuar trajneri nga Setubali.

Jam i lumtur për Jose, një trajner si ai e ka të vështirë të qëndrojë 11 muaj jashtë. Ka fituar shumë trofe dhe është e pamundur ta injorosh. Mou u rikthye te një klub të cilin e njoh mirë, po aq mirë sa njoh edhe drejtuesit.

Mendoj se kjo është një ‘martesë’ befasuese. Mourinho dhe presidenti Levy janë dy personazhe, të cilët do të kenë probleme mes tyre. Gjithsesi, nëse ekziston një trajner që mund të dërgojë Tottenham te trofetë, ai është Jose Mourinho“, përfundon Villas-Boas. /abcnews.al