Drejtoresha e grupit SITE, që monitoron ekstremistët në internet, ka dhënë alarmin për të gjithë Evropën. Rita Katz thotë se duhet të rritet niveli i alarmit për sulme të mundshme, dhe sipas saj rreziku kryesor vjen nga militantët e ISIS në Libi.
“Libia pa dyshim është rreziku i ri për Evropën”. Këtë e konfirmon Rita Katz – drejtoreshë e SITE, grupit që monitoron radikalizmin silamik në internet. “Vitin e kaluar – saktëson ajo – ISIS nuk ekzistonte në Libi, kishte zero operacione kamikaze. Këtë vit ka pasur një dyzinë në të gjithë vendin”. Katz shton se “disa nga luftëtarët e Irakut dhe Sirisë kanë mundur të kthehen në vendet e tyre”.
Në këto moment, apelet për sulme në perëndim, qoftë Italia apo Franca, janë shumë të nxitur nga ISIS. Veçanërisht që këto dy vende janë pjesë e koalicionit të luftës kundër organizatave terroriste”, konfirmon Katz për agjencinë italiane të lajmeve, Ansa.
Drejtoresha e grupit që monitoron xhihadistët në internet këshilloi vendet Evropiane që të rrisin nivelin e alarmit dhe të jenë të gatshëm për të vepruar kundër ndonjë sulmi të mundshëm. “Mendoj se është e rëndësishme të mësohet se këto kërcënime ekzistojnë”, nënvizoi Katz. Deklaratat e saj vijnë në prag të konferencës për luftën kundër terrorizmit në Izrael. /abcnews.al