Paralajmërimi i Joe Biden: Nuk mund t’ia kthejmë shpinën Ukrainës

schedule18:59 - 23 Shkurt, 2024

schedule 18:59 - 23 Shkurt, 2024

Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi të premten se SHBA nuk mund t’i “kthejë shpinën” Ukrainës tani, pasi një paketë ndihme prej 60 miliardë dollarësh për Kievin mbetet e bllokuar në Kongres pasi ligjvënësit republikanë refuzojnë ta diskutojnë atë.

“Ne nuk mund ta kthejmë shpinën tani”, tha Biden në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë në prag të dyvjetorit të fillimit të luftës.

Biden deklaroi gjithashtu se për çështjen e Rusisë së shpejti do të bisedojë me liderët e tjerë të vendeve të G7, si dhe me lidershipin e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Presidenti amerikan pritet të marrë pjesë të shtunën në video-konferencën me liderët e G7 dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Më herët gjatë ditës së premte, qeveria amerikane vendosi një sërë sanksionesh ndaj Rusisë, si për luftën në Ukrainë, ashtu edhe për vdekjen e liderit të opozitës Alexei Navalny./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!