Paralajmërimi i fortë: Një asteroid i madh do të kalojë sonte në një distancë të sigurt nga Toka

schedule08:47 - 15 Shkurt, 2023

schedule 08:47 - 15 Shkurt, 2023

Një shkëmb i madh hapësinor, asteroidi “2005 YY128”, me diametër 580 deri në 1300 metra, do të kalojë sonte (15.02.2023) nga planeti Tokë. Vlerësohet se kjo është qasja më e afërt për katër shekuj.

Asteroidi, sipas Space.com, do të kalojë në orën 02:46 të së enjtes nga planeti ynë, Tokë, një distancë e sigurt prej 4.5 milionë kilometrash, që është rreth 12 herë distanca Tokë-Hënë.

Asteroidi u zbulua në vitin 2005 nga astronomët amerikanë, të cilët gjatë 17 viteve të fundit kanë studiuar orbitën e tij me saktësi të lartë, megjithëse ka disa pasiguri për madhësinë e tij të saktë. Ai i përket kategorisë së asteroidëve potencialisht të rrezikshëm, një emërtim që u jepet shkëmbinjve hapësinorë prej të paktën 140 metrash që afrohen brenda më pak se 0,05 njësive astronomike (një njësi e tillë është distanca mesatare Tokë-Diell, ose rreth 150 milionë km).

Shikoni këtu LIVE:

/abcnews.al