Paralajmërimi i fortë i NASA: Asteroidi i rrezikshëm 330 metra do t’i afrohet Tokës këtë fundjavë

schedule22:04 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 22:04 - 6 Dhjetor, 2021

Një asteroid i quajtur nga mitologjia e lashtë greke, “4660 Nereas” , i cili konsiderohet potencialisht i rrezikshëm, do të hyjë në orbitën e Tokës brenda pak ditësh dhe do të kalojë relativisht afër planetit tonë fundjavën e ardhshme , por pa problem, sipas agjencisë amerikane të hapësirës, NASA.

Në veçanti, asteroidi, i cili u zbulua në vitin 1982 dhe është pak më i madh se Kulla Eifel në Paris, ka një formë ovale me një gjatësi prej rreth 330 metrash dhe një shpejtësi prej 23,700 kilometra në orë . Këtë herë do të jetë më afër se sa ishte në 20 vitet e fundit, por do të mbetet ende në një distancë të sigurt prej rreth 3.86 milionë kilometrash, ose dhjetë herë më shumë se distanca Hënë-Tokë.

NASA e përshkruan si “objekt afër Tokës” çdo trup që i afrohet Tokës në një distancë prej më pak se 193 milionë kilometra dhe si “potencialisht të rrezikshëm” këdo që i afrohet planetit tonë në një distancë prej më pak se 7.5 milionë kilometra.

Nereus i afrohet Tokës çdo 10 vjet dhe afrimi i tij i ardhshëm pritet në vitin 2031, sipas APE-MPE. Deri në vitin 2060, ky asteroid vlerësohet të jetë shumë më afër, në një distancë prej rreth 1.2 milionë kilometrash (trefishi i distancës midis Tokës dhe Hënës).

Nereus është gjithashtu një objektiv i mundshëm në të ardhmen për minierat hapësinore , me rreth 4.71 miliardë dollarë në nikel, hekur dhe kobalt./abcnews.al