Paralajmërimi i Bankës Qendrore Evropiane: Reagimi ndaj Covid rrit frikën e shpërbërjes së eurozonës

schedule02:31 - 27 Maj, 2020

schedule 02:31 - 27 Maj, 2020

Ndikimi i pandemisë Covid-19 në ekonominë e eurozonës ka qenë i rëndësishëm, sipas Bankës Qendrore Evropiane (ECB), duke rritur dobësitë themelore financiare të zonës euro.

Rishikimi i Stabilitetit Financiar i majit 2020 nga ECB-ja sugjeron që përgjigjja fiskale e qeverive të BE-së ndaj pandemisë mund të shtronte pyetje mbi aftësinë e tyre për të shlyer borxhet dhe mund të ngjallte kërcënimin e vendeve që të lënë monedhën e përbashkët.

“Nëse masat e marra në nivelin kombëtar ose evropian konsiderohen të pamjaftueshme për të ruajtur qëndrueshmërinë e borxhit, vlerësimi i tregut të rrezikut të rizhvendosjes mund të rritet më tej,” tha ECB-ja.

“Risku i rizhvendosjes” i referohet rrezikut të disa vendeve që mund të braktisin euron ose rrezikut të shembjes së monedhës së përbashkët, euro.

“Pandemia ka shkaktuar një nga kontraktimet më të mprehta ekonomike në historinë e fundit, por masat e gjera të politikave kanë shmangur një shkrirje financiare,” tha zv,presidenti i ECB-së, Luis de Guindos.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!